“Reforma në drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por po jep rezultate”
Ambasadorja amerikane Yuri Kim mori pjesë në festimin e 25 vjetorit të krijimit të shkollës së Magjistraturës.
Gjatë fjalës së saj, Kim tha se reforma në drejtësi nuk është e lehtë apo e shpejtë, por ka nisur të japë rezultate. Të modernizohemi e të ndryshojmë, pasi sfidat me të cilat po përballemi janë shumë ndryshe nga e kaluara.
Yuri Kim: Paqja e vërtetë është prania e drejtësia. Sot shënojmë një gur kilometrik të revolucionit demokratik në Shqipëri. Për këto 24 vite SHBA ka qëndruar pranë shqiptarëve dhe punës së shkollës së magjistraturës. Reforma në drejtësi nuk është e lehtë e shpejtë apo e përsosur por po jep rezultate. Secili prej jush duhet të japë rezultate. Kjo shkollë do të trajnojë edhe gjenerata të tjera dhe do të jetë e nevojshme të miratohen ndryshime e të modernizohet. Sfidat me të cilat po përballemi tani janë të ndryshme nga ç’ka jemi përballur në të kaluarën. Të gjithë ne duhet të përmirësohemi e të ndryshojmë duke u modernizuar e përshtatur. Edhe shkolla e magjistraturës do ta bëje këtë. Reforma në drejtësi qoftë këtu apo në institucione të tjera duhet të ketë sukses për të mirën e shqiptarëve dhe të ardhmen e shqiptarëve. Po mendoja se çfarë bëjmë ne çdo mëngjes, shpresoj të shiheni çdo mëngjes në pasqyrë para se të shkoni në punë dhe ti thoni vetes unë do të jem pjesë e arsyes përse Shqipëria do të bëhet më e mirë. Ju përgëzoj, kurrë mos u dorëzoni.
- Nuk ka qeveri “Kurti 3”, Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme, ja si u ndanë votat në Kuvend - 26/10/2025
- Video/ Gol dhe festë si Ronaldo, Jasir Asani vijon me superformën e tij në Iran - 26/10/2025
- Reklama që dogji urat e komunikimit mes SHBA-së dhe Kanadasë, ja videoja që provokoi Trump dhe solli tarifa shtesë për kanadezët - 26/10/2025