7.5 C
Tirana
29 / 01 / 2026

Ambasadori italian: Fati i Shqipërisë, në BE. Duhet të ecet përpara me reformat

Ambasadori italian në Shqipëri, Marco Alberti, u shpreh në emisionin “Opinion” në Tv Klan se Italia do të vijojë ta mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit europian.

E sa i përket integrimit kjo histori nuk ka nisur sot, por vijon prej 30 vitesh. Ambasadori thotë se këtë herë është ndryshe.

Blendi Fevziu: E kam dëgjuar këtë për 30 vjet…

Marco Alberti: Jo, këtë herë është ndryshe…

Blendi Fevziu: Megjithëse përshpejtojmë drejt Evropës, por BE-ja duket gjithnjë e më e largët…

Marco Alberti: Jo, duhet të ecim përpara me reformat që Shqipëria po kryen. Sot u hap edhe grupkapitulli i tretë i negociatave dhe mendoj se ky është një lajm shumë pozitiv. Shqipëria ka nevojë për aleanca, partneritete që po përpiqemi t’i krijojmë…

Alberti tha këtë të mërkurë se angazhimi për objektivat e vendosura nga Shqipëria janë të qarta. Njëjtë foli edhe për angazhimin e Italisë në Ballkanin Perëndimor.

“Çdo negociatë është një dialog, besoj se objektivat e vendosura nga Shqipëria janë shumë të qarta dhe angazhimi strategjik i Italisë në Ballkanin Perëndimor është po aq i qartë, ky partneritet mund të ndihmojë, padyshim së bashku me BE-në dhe njerëz shumë të kualifikuar siç janë komisionerët evropianë, e kanë deklaruar, kështu që jam besimplotë”, u shpreh ai.

Blendi Fevziu i kujtoi edhe një shprehje të ish-kryeministrit të Italisë, Giulio Andreotti. Por ambasadori Alberti mendon se fati i vendit të Shqipërisë është anëtarësimi në BE.

Blendi Fevziu: Mendoj se kishim shumë iluzione në fillim të viteve ’90. Më kujtohet gjithashtu që Kryeministri italian Andreotti e pyeti zëvendëskryeministrin e asaj kohe Gramoz Pashko që kur mendoni se do të jeni gati për Evropën dhe ai tha le të themi pas 5 vitesh. Andreotti tha jo 5 vjet, por as unë nuk do të jem gjallë kur të bëheni vend anëtar i BE-së. Tani mendoj se kishte të drejtë.

Marco Alberti: Po, por mendoj se ai e kishte bindjen se herët a vonë Shqipëria do të anëtarësohej në BE, mendoj se ky është fati i këtij vendit dhe ne jemi shumë të lumtur me këtë zgjedhje.

Artikujt më të kërkuar

5
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x