Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore në Borovë, ku u kujtuan viktimat e masakrës së 6 korrikut 1943. I pyetur për protestat në Shqipëri ambasadori u shpreh se çdo aktivitet i shoqërisë civile në përputhje me vlerat e BE është i mirëpritur. Ai theksoi se protestat e dhunshme nuk janë në përputhje me këto vlera.
“Çdo aktivitet i shoqërisë civile që zhvillohet në përputhje me vlerat e Bashkimit Evropian është i mirëpritur. Protestat e dhunshme nuk janë në përputhje me këto vlera. Kush mban përgjegjësi për aktet e dhunës është ende çështje që duhet të sqarohet”, tha Bergner.
Lidhur me masakrën e Borovës, ambasadori u shpreh se: “Do të doja të shtoja se kjo është një ditë për të mësuar nga e shkuara, për të nderuar viktimat, për të ndarë dhimbjen me familjet e tyre dhe për të parë përpara.”
Ai shprehu mbështetjen për Shqipërinë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian duke shtuar se “jemi të lumtur që populli shqiptar është i përkushtuar ndaj këtyre parimeve”.
“Mbështetja jonë është veçanërisht në aspektin teknik të procesit, por vlerësojmë edhe të gjithë ata që në jetën e përditshme mbrojnë sundimin e ligjit, mjedisin dhe vlerat evropiane”, vijoi ambasadori.
- Presidenti Begaj në Luginën e Preshevës: Shqipëria do të jetë zëri i Shqiptarëve për mbrojtjen e të drejtave të tyre - 09/07/2026
- Shqipëria mikpritëse e Samitit të NATO-s, Minxhozi: Tirana e meriton! Ngjarje botërore për historinë tonë moderne - 08/07/2026
- “U shkel armëpushimi, nuk ka zgjidhje tjetër”/ Irani kërkon njohjen e “rendit të ri” në Ngushticën e Hormuzit, shefi i Pentagonit anulon vizitën në Izrael - 08/07/2026