9.5 C
Tirana
22 / 03 / 2026

Altin Dumani, prokurori i tretë që kërkon të marrë drejtimin e SPAK

Prokurori Altin Dumani depoziton kërkesë dhe shpreh interes për drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Deri tani ka shkuar në tre numri i kandidatëve: Adnan Xholi, Edvin Kondili dhe Dumani. Afati i fundit për të depozituar kërkesën është data 2 nëntor.

Hapja e garës për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, nisi në mes të shtatorit, pasi drejtuesit aktualë të institucionit, Arben Krajës i përfundon mandati më 18 dhjetor dhe sipas ligjit, Këshilli duhet të hapë procedurën 3 muaj më parë.

Drejtuesi i SPAK nuk ka të drejtë rizgjedhjeje, gëzon vetëm 1 mandat, ndërsa Kraja do të mbetet prokuror i SPAK për një mandat 9-vjeçar.

Pas shpalljes së thirrjes për vendin bosh në krye të SPAK, aspirantët për të do të kenë 45 ditë kohë për aplikim, duke bashkëngjitur edhe dokumentacionin e nevojshëm. Në vijim, në përfundim të këtij afati, KLP do të ketë në dispozicion edhe 45 ditë të tjera për t’u njohur me dokumentacionin dhe platformat e aplikantëve që do të shprehin dëshirën për të kandiduar, si dhe zhvillimin e seancave dëgjimore me secilin prej tyre.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x