Kandidati i PD për primaret në Bashkinë Tiranë, Ilir Alimehmeti u bëri thirrje demokratëve të shprehin vullnetin e tyre të lirë me votë.
Në një deklaratë për mediat, pasi votoi në selinë qendrore të PD, Alimehmeti u shpreh se përmes garës së primareve dhe votës së lirë, që zhvillohet për herë të parë në një vend ballanik, qytetarët kanë mundësinë që të zgjedhin vetë kandidatin që mendojnë si më mirin për qytetin dhe komunitetin e tyre.
“Sot qytetarët e Tiranës vendosin për Tiranën, për herë të parë u kthehet sovraniteti i votës qytetarëve, duke e larguar këtë të drejtë nga forumet dhe kryetari. Sot keni ju të drejtë të votoni për familjet dhe komunitet. Ju ftoj të votoni sa më masivisht. Vota është e lirë dhe e fshehtë në një garë që ndodh për herë të parë në Ballkan”, tha Alimehmeti.