“Një autor që meriton fame evropiane”
Alen Boske shkruan për të: ”Ky libër jashtë shtigjeve të rrahura na sjell ngazëllim që na përtërihet vazhdimisht. Ai të kujton “Revizorin“ e Gogolit me ofendimet me humor që patën dashur Volteri apo Didëroi. Emri i komunizmit nuk ka nevojë që të shprehet. Një demaskim do të ishte më brutal dhe në të vërtetë më i lehtë . Këtu gjithçka është ironike, e balancuar për bukuri, por pa krahë. Dhe dinamiti mbulohet me petale. Një autor që meriton famë evropiane.”- “ Le Figaro” 26.07.1990
________
“Do të të lexoj disa nga esetë, aforizmat dhe eskizet e mia të reja, Demkë.
Mëzi përsëri filloi të hidhej në tërfil. Shoku Zylo lexonte.
Ese nr. 1
Hunda është organ nuhatjeje . A mund të themi të shtojmë sasinë e hundëve? Jo . Duhet thënë të rrisim nivelin e nuhatjes dhe cilësinë e nuhatjes me hundën që disponojmë.
Ese nr. 2
Minarja është armike e fizikës dhe njëkohësisht e thërret në ndihmë për t’u mbrojtur nga rrufeja. Ajo vë mbi majënbe saj një rrufepritëse.
Ese nr. 3
Kritiku Zaim Avazi më tha:
-Do të shkruaj një dramë karakteresh.
-Në qoftëse ke vetë karakter, ke ç’t’u japēsh personazheve, – i thashë.
Ese nr. 4
Shpifje do të thotë: peshku i vogël e ha të madhin.
Ese nr. 5
Konservator: peshk i konservuar në kuti. Liberal: peshk në det, por që zihet në rrjetë dhe përfundon në kuti konserve.
Ese nr. 6
Redaktor: njeri që pret vezën e strucit, por që kënaqet me vezën e rabeckës.
Ese nr. 7
Burokrat: cjap që ha letër, por nuk përjashtohet rasti të hajë edhe veshë.”
(Marrë nga llogaria personale e Elona Agolli, e bija e shkrimtarit)
- Kulla Eiffel mbyllet pas grevës së stafit, punonjëseve iu kërkua të largoheshin gjatë vizitës së një grupi hindu - 08/09/2026
- Kuvendi nis sot sesionin e ri/ Nga betimi i ministres së re te reforma territoriale, çfarë pritet në seancën e sotme - 08/09/2026
- Qeveria/ Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Evis Salës dhe emërimin e Klodiana Spahiut si ministre të Shëndetësisë, sot pritet votimi dhe betimi në Kuvend - 08/09/2026