16.5 C
Tirana
09 / 11 / 2025

Al Nassr planifikon tjetër goditje të madhe. Ja shoku i ardhshëm i CR7 në sulm

Trajneri Rudia Garcia i ka kërkuar klubit të Al Nassr një sakrificë tjetër në merkato dhe drejtuesit do t’ia plotësojnë dëshirën. 

Bëhet fjalë për sulmuesin belg të Real Madrid, Eden Hazard, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit. 

Hazard mund të shoqërojë Cristiano Ronaldon në majën e sulmit por fillimisht Al Nassr duhet të bindë Realin që ta lirojë lojtarin 5 muaj përpara fundit të sezonit.

Garcia dhe Hazard kanë bashkëpunuar që në hapat e parë të karrierës së belgut te skuadra e Lille.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x