13.5 C
Tirana
17 / 05 / 2026

Akuzohej për korruptim të dëshmitarëve mbi gjyqin për prostitucion me të mitura, Berlusconi shpallet i pafajshëm

Ish kryeministri italian, Silvio Berlusconi është shpallur i pafajshëm nga gjykata italiane sa i takon akuzave ndaj tij për korruptimin e dëshmitarëve në një rast prostitucioni me të mitur. Prej një dekade ndaj Berlusconit ka rënduar kjo akuzë.

Berlusconi akuzohej se kishte paguar 24 persona, për të dhënë dëshmi të rreme në një gjyq të mëparshëm, ku ai u akuzua se kishte paguar për të kryer marrëdhënie seksuale me një kërcimtare 17-vjeçare marokene në një klub nate.

Prokurorët kishin kërkuar një dënim me gjashtë vjet burg për Berluskonin, partia e të cilit Forza Italia është një komponent kyç i koalicionit konservator të kryeministrit Giorgia Meloni.

Berlusconi, 86 vjeç, i kishte mohuar akuzat dhe tha se ishte viktimë e një komploti të gjatë nga magjistratët për ta nxjerrë atë nga politika.

“Unë mund të shpreh vetëm kënaqësinë tonë maksimale për këtë lirim të padyshimtë,” tha avokati i Berlusconit, Federico Cecconi.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni e mbështeti vendimin, duke e quajtur një lajm të shkëlqyer.

“Lirimi i Silvio Berlusconit është një lajm i shkëlqyer që i jep fund një çështjeje të gjatë ligjore që pati gjithashtu pasoja të rëndësishme në jetën politike dhe institucionale italiane,” tha ajo në një deklaratë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x