“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale në Republikën e Shqipërisë”, është akuza që rëndon mbi Erzen Breçanin, ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranë, i vënë në pranga pas daljes në përgjimet e SKY ECC, i lidhur me grup kriminal të trafikutr të kokainës.
SPAK thotë se Erzen Breçani me veprime aktive të kundraligjshme ka administruar dhe futur në qarkullim të ardhurat e përftuara nga i biri, po në hetim, Eralbi Breçani, si rezultat i aktivitetit kriminal të trafikimit të narkotikëve nga vendet e Amerikës Latine në Evropë.
Qëllimi ka qenë mbulimi i vërtetë i origjinës së tyre dhe vijimit të nxjerrjes së mëtejshme të të ardhurave nga aktivitetet tregtare ku janë injektuar këto të ardhura.
Nga aktet e administruara rezulton se veprimet e të Erzen Breçani dhe Eralbi Breçani, kishin një synim të përbashkët, pengimin e identifikimit të origjinës së të ardhurave, produkte të veprimtarisë kriminale dhe integrimin e tyre në qarkullimin civil.
Në këtë mënyrë ata kanë fshehur dhe mbuluar natyrën e vërtetë, burimin e të ardhurave që kanë qenë produkt i një vepre penale, nën petkun e “investimit” në pasuri të paluajtshme apo në aktivitete tregtare në dukje të ligjshme.
- Shqipëria nuk është e hajdutit Sali Kulla dhe e dhëndrit budalla! - 17/05/2026
- Analiza: Kush e ka pushtetin e vërtetë në Iran? - 17/05/2026
- Kuotat e Trumpit bien, aksionet në bursë ngrihen… - 17/05/2026