23.5 C
Tirana
13 / 07 / 2024

Akuza e fortë e Ramush Haradinajt: Albin Kurti është rekrutuar nga serbët në burg

Ramush Haradianj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka pretenduar të hënën se kryeministri i Kosovës Albin Kurti “është i rekrutuar nga Serbia”.

Sipas tij, “ky rekrutim ka ndodhur gjatë kohës sa ka qenë në burg në Serbi.

Ai ka shtuar se “Kurti zbaton agjendën ruse”, që sipas tij “ka për qëllim largimin e Kosovës nga SHBA-ja dhe NATO-ja”.

“Unë po ju them që Albin Kurti është i rekturuar në burg të Serbisë. Ka qenë edhe para se me shku në Serbi i afërt me serbët, këtu në Prishtinë, ka kalu kohë më shumë Albin para se me u bë zëdhënës i UÇK-së, nuk e di si ka ardh deri aty, e shpjegon historia që është i rektrutun.

Të gjitha këto akte i ka mbulesë për me na shkaktu një rrezik të madh, që është me largu nga Amerika, nga NATO dhe nga integrimet euro-atlantike.

Ky njeri zbaton agjendën ruse dhe e mbulon vetën e vet kundër vendit të vet me këto aktet populiste. Unë nuk jam njeri që flas bash pahiri”, ka thënë Haradinaj në Klan Kosova. 

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x