17.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Aktorja u dënua për falsifikimin e firmës së tij, reagon ish-bashkëshorti i Rudina Dembacajt

Ish-bashkëshorti i Rudina Dembacaj ka reaguar për herë të parë, pas lajmeve se aktorja e njohur e humorit është dënuar me 6 muaj burg, për falsifikimin e prokurës së vajzës së tyre. Aleksandër Varfaj në një postim në ‘Instagram’ shkruan se nuk do të jetë kurrë një baba i keq.

“Mund të jem shumë gjëra, por një baba i keq nuk do të jem kurrë”, ka shkruar Varfaj.

Po ashtu, edhe vetë aktorja reagoi gjithashtu për lajmin e bujshëm, përmes një postimi në rrjete sociale ku tregonte sfidat që duhet të kalojë një grua për të ruajtur dinjitetin e saj.

“Çdo vajzë, çdo grua ka sfidat, fitoret, vuajtjet, gëzimet, ulje- ngritjet, kryengritjet e saj. Punon, duron, mbijeton, për veten, për fëmijët, për familjen e saj. Flet shumë edhe atëhetë kur zgjedh me hesht. Pavarsisht se çfarë i ndodh në jetë e me kë duhet të përballet, betejën më të madhe e ka me veten, që të mund të ruajë dinjitetin, integritetin edhe në kohë të vështira. Lum kush ja del, sepse respekti për veten, është fuqia më e madhe për të ecur veç përpara.“7 minuta”, më mjaftuan, që ashtu e strukur nën lëkurën e personazhit që kisha në shfaqje, t’ia rikujtova prap fort vetes se s’duhet kurrë me u dorëzu e s’duhet me leju askënd me na vendosë kufijt e nënshtrimit, ku do me të pa. Ishim 11 vajza e gra në atë skenë, me jetë e karaktere të ndyshme, deri në ekstreme. Unë, isha malësorja që në fillim u frikësova, u hutova u lëkunda përballë rrezikut që po na kanosej….derisa e gjeta forcën e në fund i thashe JO humbjes së dinjitetit tim”, ka shkruar aktorja krahas disa fotove.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x