4.5 C
Tirana
15 / 03 / 2026

Akti Normativ, Çdo ditë pas orës 20:00 fiken dritat në institucione, monumente dhe rrugë

Ambientet e jashtme të institucioneve publike, rrugët ndërqytetase kryesore dhe dytësore, objektet e kulturës, monumentet dhe shatërvanet do të jenë në errësirë çdo ditë pas orës 20:00.

Këto janë disa nga masat e përshkruara në aktin normativ që u depozitua sot në Kuvend. Gjatë verës, kondicioneri nuk duhet të gradohet në temperaturë më të ulët se 27 gradë Celsius, ndërsa gjatë dimrit nuk duhet të jetë më i lartë se 21 gradë.

Në projektligj, thuhet se klientët jofamiljare publike zbatojnë masat e nevojshme për reduktimin e konsumit të energjisë elektrike të godinave.

Ky akt normativ do të jetë në fuqi për aq kohë sa zgjat periudha e gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike dhe nuk është i zbatueshëm për institucionet e ofrimit të shërbimeve shëndetësore, shkollat, kopshtet, komisariatet e policisë dhe institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x