Deputeti socialist Erion Braçe është shprehur kritik ndaj aksionit të nisur nga Administrata Tatimore, për evidentimin dhe ndëshkimin e rasteve të mosfaturimit të produkteve ushqimore, veçanërisht të atyre të ndjeshme si qumështi, mishi dhe bulmeti i freskët.
Kritikat e Braçes lidhen me faktin se zyrtarët që po kryejnë aksionin kanë hyrë në baxhot e bulmetit apo thertoret e mishit, ashtu siç vijnë nga rruga duke mos respektuar kushtet e nevojshme higjieno-sanitare.
“Brenda në aksion për sigurinë e ushqimit. A ka mundësi që zyrtarët e shtetit të mos hynë në baxhot e bulmetit dhe frigoriferët e bulmetit e të mishit siç vijnë nga rruuuuugaaaaa. Pra pa qese në këpucë e në kokë, pa përparëse e pa doreza?? Se është aksion për SIGURINË E USHQIMEVE, jo për të kapur malin si prodhues i rigonit!”, shkruan Braçe në Facebook.

- Pjerin Ndreu: Ja disa arsye dhe shumë përgjegjësi për rikandidimin më 9 maj! - 31/10/2026
- Brigada e kuqe përplaset me guerrilasit blu – Analisti: Lufta për të marrë në kontroll protestën nxjerr në pah krizën e opozitës - 31/10/2026
- Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë - 31/10/2026