Makina në të cilën udhëtonte Volodymyr Zelensky u përfshi në një aksident trafiku në Kiev, por presidenti ukrainas nuk u lëndua rëndë.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi presidencial Serhii Nykyforov.
Nykyforov shpjegoi se makina e presidentit Zelensky u përplas me një automjet privat, por nuk specifikoi se kur ndodhi aksidenti.
“Presidenti është vizituar nga një mjek, nuk raportohet për lëndime të rënda”, tha zëdhënësi, duke shtuar se “rrethanat e ngjarjes do të konstatohen nga policia”. “Mjekët që shoqëronin kreun e shtetit e shpëtuan shoferin e makinës private dhe e futën në ambulancë”, tha Nykyforov.
Pak minuta pasi zëdhënësi i Zelensky bëri deklaratën, zyra e presidentit ukrainas publikoi një video të fjalimit të mbrëmjes që lideri mban çdo ditë.
- Shtyhet gjyqi, Monika Kryemadhi: Ngritën akuzë me tre mesazhe të miat, do kërkoj të dëshmojë edhe Rama - 27/04/2026
- Prej 18 muajsh në paraburgim, shikoni si ka ndryshuar ish-Presidenti Ilir Meta - 27/04/2026
- Raporti i SPAK gjatë 2025, Braho në KLP, flet për korrupsionin: 6 procedime për zyrtarë të lartë. Janë bllokuar mbi 24 mln euro - 27/04/2026