14.5 C
Tirana
22 / 10 / 2025

Aksidentohet autobusi me targa shqiptare në Kroaci, një i vdekur dhe disa të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kroaci rreth orës 23:40 të së shtunës. Një autobus me targa shqiptare është aksidentuar në një autostradë në kryqëzimin mes Brinje-s dhe Ogulin-it. Sipas mediave kroate një person ka ndërruar jetë ndërsa të paktën 7 të tjerë dyshohet se janë plagosur.

Pamje nga autobusi i përmbysur me targa shqiptare në Kroaci

Të plagosurit janë transportuar në spitalet në Ogulin dhe Karlovac. Mediat shkruajnë se dyshohet se viktima është një 58-vjeçar shqiptar, shoferi i autobusit. Për arsye të paqarta, shkruan Jutarnji, shoferi ka kthyer djathtas, ka goditur barrierën dhe më pas është përmbysur në anën e majtë.

Autostrada e Kroacisë nën reshjet e shumta të dëborës

Sipas policisë kroate, në momentin e ngjarjes në autobus ishin 9 pasagjerë dhe shoferi. Siç raportojnë mediat, hetimet vijojnë ende për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes. Si pasojë e këtij aksidenti është krijuar trafik në drejtimin për në Zagreb. Po ashtu, siç duket edhe nga fotot në zonë ka reshje të mëdha dëbore.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x