11.5 C
Tirana
17 / 05 / 2026

Agjentët e FBI-së nuk gjejnë dokumente sekrete në shtëpinë e pushimeve të Joe Biden

Hetuesit e FBI-së nuk kanë gjetur dokumente sekrete në bastisjen e shtëpisë së presidentit amerikan Joe Biden.

Të mërkurën hetuesit kanë kontrolluar shtëpinë e pushimeve në Delaware. Agjentët kanë marrë disa letra të shkruara dhe disa materiale të tjera të kohës së Bidenit si zëvendëspresident.

Këto letra do të analizohen nga FBI-ja gjatë javëve të ardhshme.

Kontrolli i së mërkurës, rasti i tretë në shtëpi apo zyrë të Bidenit, është zhvillim i jashtëzakonshëm për presidentin aktual dhe e bëri të qartë se hetimi do të vazhdonte edhe ndaj Bidenit, i cili javë më parë ka thënë se nuk ishte në dijeni për dokumentet sekrete që posedonte në garazhin e shtëpisë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x