34.6 C
Tirana
11 / 09 / 2026

“Administrativja hapi dyert e thesarit për të rritur rrogat e veta!”, Rama: Sikur të kishte të njëjtin standard për qytetarët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social X pas vendimit të Gjykatës Administrative, e cila zhbllokoi pagat për GJKKO-në dhe Gjykatën e Durrësit.

Rama e cilëson vendimin si një veprim të pazakontë, duke kritikuar shpejtësinë me të cilën, sipas tij, gjykata ka ndërhyrë për të mundësuar zbatimin e rritjes së pagave pa miratimin e Kuvendit.

Sikur Gjykata Administrative të kishte standard për çdo qytetar apo institucion në hall, shpejtësinë e skëterrës me të cilën paska vepruar sot për të hapur dyert e thesarit për rritjen e rrogave të veta pa miratimin e parlamentit, unë besoj se çdo shqiptar i punësuar do ishte gati t’ia falte një gjysëm rroge vrapuesve fluturakë të Gjykatës Administrative”, shkruan Rama.

Kryeministri vijon kritikat, duke e cilësuar vendimin si “diçka tejet turbulluese”.

Por të marrësh sa hap e mbyll sytë masën e parë të sigurisë në historinë e botës, jo për të ndaluar po për të nxitur për interesin vetjak ekzekutimin e një akti që me gjasë cënon ligjin dhe interesin publik, ndërkohë që mijëra e mijëra dosje hallesh presin me vite në sirtarët e gjykatës në fjalë, kjo është diçka tejet turbulluese!”, shprehet ai.

Rama thekson se, sipas tij, vendimmarrja për hapjen e fondeve të thesarit i takon Kuvendit.

Ja edhe në tabelën bashkëngjitur çfarë kërkon Gjykata Administrative në dyert e thesarit të shtetit pa kaluar fare nga parlamenti, ndërkohë që e përsëris: Dyert e thesarit të shtetit i hap vetëm pushteti i pavarur legjislativ dhe Kuvendi i Shqipërisë do të bëjë detyrën e tij për këtë temë, në respekt të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ditën e enjte 17 shtator“, përfundon Rama.

“Administrativja hapi dyert e thesarit për të rritur rrogat e

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x