16.7 C
Tirana
15 / 11 / 2026

Abdylaqimët e djegies së 28 nëntorit

Nga Ylli Pata

Thirrja për protestën e paralajmëruar më 28 nëntor, ka ardhur e shoqëruar me një gjuhë të egër ku paralajmërohet djegia e Tiranës, e nga ana tjetër fuqizimi i zërave të njohur si lidhje me Iranin e islamin politik.

Përveç një personazhi, tashmë të njohur si antisemit i deklaruar dhe përkrahës i regjimit Iranian, i cili duket se e ka mundësinë të shpërfaqet në podkaste që kanë qëndrime të hapura proiraniane, në fushë ka hyrë edhe një personazh i njohur nga Maqedonia e Veriut.

Bëhet fjalë për Kim Mehmetin, i cili në një media televizive të lidhur me Vetëvendosjen, ku ka akuzuar Edi Ramën se po sulmon pa të drejtë Iranin, si dhe shqiptarët që nuk e duan Turqinë e Erdoganit.

Tashmë është e qartë se zgjedhja e 28 nëntorit, festës kombëtare të vendit dhe kërcënimi se atë ditë do të digjet e gjithë Tiranë nëse nuk ikën Edi Rama, është një mesazh politik që ka simbolikën e fortë e të vulosur tashmë.

Një sinjal që e ka logjikën me një gjuhë të egër jo thjeshtë kundër qeverisë, por kundër të gjithë simbolikave të rëndësishme kombëtare e objektivave që janë të tilla.

Një sinjal që tregon se ata që qëndrojnë prapa andylaqimëve po e krijojnë apo formalizojnë politikisht formacionin e tyre, që shumë shpejt do të prezantohet në skenën shqiptare.

Ku siç po shikohet objektivat janë pikërisht ato që kanë qenë edhe shumë më herët nga lëvizjet e lidhura me qarqet osmane apo të islamit politik. Një nga njerëzit më të lidhur me Iranin, i cili thirrjet shpesh prej vitesh në mediat televizive të Tiranës e Prishtinës, e konsideron 28 nëntorin si ditën më të keqe për popullin shqiptar, pasi e largoi atë nga kalifati islam.

Kjo tezë e ardhur sot si një pjatë e ashtuquajtur e re, nuk është as spontane, as shkarkim i frustacioneve sociale apo politike.

Është një axhendë e qartë, e orientuar, e financuar, e ushqyer, e cila ka qenë një fragment bazik i rëndësishëm dhe solid i të ashtuquajturit Revolucion i Flamingove. Të cilët kërcënojnë të djegin të gjithë Tiranën në ditën më të ndritshme për shqiptarët; Festën e Pavarësisë së saj nga Perandoria Osmane. /TemA

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x