17.5 C
Tirana
10 / 11 / 2025

A rrëmbeu flori kur u largua nga Shqipëria? Ish-këshilltari i mbretit Zog: Mori vetëm rrogën e një viti!

Ish-Këshilltar Politik i Mbretit Leka I, Murat Basha ka deklaruar se mbreti Ahmet Zogu nuk ka marrë asgjë më shumë me vete, veç rrogës së tij vjetore. I ftuar në “Open”, teksakomentonte dokumentet e reja të publikuara së fundi nga drejtori i Arkivave, Ardit Bido, Basha tha se në vitin 1992 është krijuar edhe një komision nga KLSH për vërtetimin apo hedhjen poshtë të një akuze të tillë. Sipas tij, pas analizimit të arkivave ka dalë se një akuzë e tillë nuk ka baza.

“Zogu ka marrë vetëm rrogën e tij deri në ’39, ka marrë paratë nga shitja e një pylli në Qafë Shtamë dhe bizhuteri në pallatin mbretëror. këto janë të gjitha të dokumentuara. Një raporti i zotit Blerim Çela, në ’93 pas mbretit Leka ka pasur një përplasje me qeverinë e asaj kohë dhe dolën disa dokumente jo zyrtare dhe doli e njëjta histori. Është ngritur një komision nga KLSH i kryesuar nga Çela, ka hapur të gjitha arkivat dhe ka dalë që mbreti Zog nuk ka bërë asnjë abuzim mbi thesarin e shtetit. Kjo histori është kthyer herë pas here. Albina Karamitro ka kërkuar ndjesë në ’95 për baltosjen e bërë nga PD për figurën e mbretit Zog,”- tha Basha.

Si qëndron puna me këto dokumente?

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar dy dokumente që tregojnë se sasia e arit që ka marrë mbreti Zog kur u largua nga Shqipëria më 1939 dhe sipas tyre, është shumë herë më i madh sesa dihej deri më tani. Në dokumentin e firmosur nga Gjon Lusha thuhet se më datë 8 prill 1939 Mbreti Zog ka kaluar kufirin me Greqinë dhe gjatë kontrollit i janë gjetur: 250.000 napolona ari të mbretit Zog; 60.000 të Abdurrahman Mati; 40.000 të Gjeneral dhe 40.000 të Aranitil Ministrit Musa Juka.

Princ Leka ka reaguar dhe është shprehur se fakti që dokumenti ruhet në Arkivin e Shtetit, nuk i jep atij asnjë vlere të shtuar dokumentare, për aq kohë sa nuk mbeshtetet në pohime dokumentare të tjera, të verifikueshme dhe të kryqëzuara. Sipas tij, vendi ka nevojë për ndershmëri intelektuale dhe pedagogji të mirëfilltë në shkrimin dhe transmetimin e historisë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x