28.5 C
Tirana
23 / 07 / 2024

“A jeni çmendur”? Habit Putin: Rusia nuk dëshiron të sulmojë NATO-n, ne nuk jemi budallenj

Presidenti rus Vladimir Putin tha se Rusia mund të vendosë raketa me rreze të gjatë goditëse me distancë deri në SHBA dhe në vendet aleate europiane nëse Perëndimi lejon Ukrainën që të godasë më thellë në territorin rus me armë të dhuruara nga vendet perëndimore.

Në të parën intervistë ballë për ballë me redaktorët e disa prej mediave më të mëdha prestigjioze botërore të zhvilluar në Petersburg, Vladimir Putin u shpreh se Perëndimi gaboi kur supozoi se Rusia nuk do të përdorë kurrë armë bërthamore. Sipas tij, doktrina bërthamore e Kremlinit nuk duhet marrë lehtë.

Nëse Ukraina do të lejohet që të godasë territorin rus me armë më të rënda të dhuruara nga Perëndimi, Putin deklaroi se kjo do të ishte një përshkallëzim serioz që do ta çonte Perëndimin drejt një lufte me Rusinë.

Por megjithatë ai tha se Rusia nuk e ka dëshiruar asnjëherë një përballje të drejtpërdrejtë me NATO-n.

“Ju nuk duhet ta bëni armike Rusinë. Kështu vetëm po dëmtoni veten tuaj. Ata menduan se Rusia donte të sulmonte NATO-n? Jeni çmendur? Kjo është qesharake. Kush e shpiku këtë? Kjo është marrëzi. Shikoni potencialin tonë dhe të NATO-s, ne nuk jemi budallenj. Rusia nuk ka ambicie perandore”, theksoi Vladimir Putin.

Luftën në Ukrainë, presidenti rus e konsideron betejë ekzistenciale. Sipas tij, situata u përshkallëzua që prej vitit 2014 pasi presidenti pro-rus i Ukrainës u rrëzua nga pushteti. Për këtë, Vladimir Putin thotë se ishte një grusht shteti i mbështetur nga SHBA.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x