26.5 C
Tirana
17 / 04 / 2026

“Irani do të dorëzojë uraniumin e pasuruar”, Trump: Dy vendet janë shumë pranë një marrëveshje paqeje

Ndërsa  Islamabadi po nxit një raund të dytë bisedimesh për paqe mes SHBA-së dhe Iranit, presidenti Donald Trump gjatë një aktiviteti në Las Vegas dha një nga vlerësimet më optimiste për luftën që nga fillimi i saj më 28 shkurt. Ai bëri me dije se Uashingtoni dhe Teherani ishin shumë afër një marrëveshjeje paqeje dhe këmbënguli se Irani kishte rënë dakord të dorëzonte uraniumin e pasuruar, një pikë kyçe ngërçi në negociatat mes tyre.

Shtetet e Bashkuara kishin kërcënuar më parë të rifillonin sulmet ajrore ndaj Republikës Islamike dhe të mbanin bllokadën detare të porteve të saj nëse Teherani refuzonte të pranonte një marrëveshje për të zgjidhur konfliktin.  I bindur se një raund i ri bisedimesh mund të mbahet që këtë fundjavë, Trump tha se nuk ishte i sigurt nëse një zgjatje e armëpushimit me Iranin, i cili do të skadojë pas pesë ditësh, do të ishte e nevojshme.

“Ka shumë mundësi që të bëjmë një marrëveshje me Teheranin. Ata kanë rënë dakord të na kthejnë pluhurin bërthamor”- tha ai, duke i etiketuar kështu rezervat e uraniumit të pasuruar që sipas Uashingtonit mund të përdoren për armë bërthamore.

Trump nuk ka dhënë detaje lidhur me transferimin e tyre dhe as Irani nuk ka dhënë asnjë shenjë se do të dorëzojë rezervat e tij të uraniumit, por presidenti amerikan ka këmbëngulur vazhdimisht që çdo marrëveshje me Iranin duhet ta bllokojë përgjithmonë atë vend nga zhvillimi i armëve bërthamore.

Uashingtoni ka kërkuar një pezullim 20-vjeçar të programit të pasurimit të uraniumit të Iranit, ndërsa Teherani ka propozuar pezullimin e aktivitetit t tij bërthamor për pesë vjet, një ofertë që zyrtarët amerikanë e kanë refuzuar. Teherani këmbëngul se programi i tij bërthamor është paqësor, ndërsa më herët këmbënguli se e drejta e tij për të pasuruar uranium ishte e padiskutueshme, ndërsa niveli i pasurimit ishte i negociueshëm.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x