Presidentit amerikan Donald Trump nuk i del inati me Papa Leonin, pasi ky i fundit e kritikoi për luftën në Iran. Në një postim të ri në rrjetet sociale, 79-vjeçari, sugjeroi se kreu i Selisë së Shenjtë nuk ishte në dijeni të krimeve që ka kryer regjimi iranian dhe bëri thirrje që dikush t’ia thoshte.
Donald Trump tha se: “Dikush, ju lutem, t’i thotë Papa Leonit se Irani ka vrarë të paktën 42,000 protestues të pafajshëm, plotësisht të paarmatosur, në dy muajt e fundit, dhe që për Iranin të ketë një bombë bërthamore është absolutisht e papranueshme”,
Komentet e Trump vijnë pasi Papa Leoni paralajmëroi më herët gjatë ditës mbi rrezikun e rrëshqitjes së demokracive në tirani. I pari Papa amerikan shkroi në një letër të publikuar nga Vatikani, mbi abuzimin me pushtetin në shoqëritë demokratike dhe tha se demokracitë mbeten të shëndetshme vetëm kur mbështeten në vlerat morale.
Papa ka kritikuar vendimin e Trump për të nisur një luftë kundër Iranit duke thënë se Zoti i refuzon lutjet e atyre që shpallin luftra dhe i kanë duart plot me gjak. Ai dënoi si të papranueshëm kërcënimin e presidentit amerikan më herët gjatë muajit për të shfarosur qytetërimin iranian, dhe refuzoi t’i bashkohej të ashtuquajturit Bordi i Paqes për Gazën, i themeluar nga kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Të dielën, Trump e quajti Papën të dobët dhe të tmerrshëm sa i përket krimit dhe çështjeve të politikës së jashtme. Por Papa nuk është i vetmi që është vënë në shënjestër të sulmeve nga Trump gjatë këtyre ditëve. Ai përdori fjalë të ashpra edhe kundër kryeministres italiane, Giorgia Meloni, që siç tha kishte treguar mungesë guximi në refuzimin për t’iu bashkuar luftës në Iran.
“Jam i shokuar me të, mendova se ishte e guximshme po u gabova”, tha Trump për Melonin, një prej aleateve më të ngushta të tij në Europë.
- Leonardo da Vinci, gjeniu që e shndërroi artin në instrument për të depërtuar në sekretet e krijimit - 15/04/2026
- Dosja “Partizani”, GJKKO pranon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për thirrjen e Ramës si dëshmitar - 15/04/2026
- Gegnishtja, gjuha e ndaluar që Marjana Koçeku kthen në Kuvend si një betejë për dinjitet, identitet dhe qëndresë - 15/04/2026