17.5 C
Tirana
13 / 04 / 2026

Nga Moglica tek linja e re e Kosovës, Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike

Shqipëria synon të sigurojë financim nga Bashkimi Evropian për disa projekte strategjike në sektorin e energjisë, duke përfshirë zhvillimin e hidrocentralit të Moglicës dhe forcimin e linjës së interkonjeksionit me Kosovën.

Këto iniciativa janë përfshirë në listën e projekteve që Komuniteti i Energjisë ka nxjerrë në konsultim publik për Projektet me Interes të Komunitetit të Energjisë për vitin 2026.

Projekti me i madh eshte ai i Moglicës i cili synon krijimin e një “baterie” gjigante energjetike.

Me rëndësi edhe gjithashtu edhe rikonfigurimi i rrjetit 400 kV dhe ndërtimi i një interkoneksioni të ri me Kosovën.

Projektet e paraqitura par Komuniteti i Energjisë financohen nga burime të ndryshme, përfshirë BE-në, institucionet financiare dhe sektorin privat.

Nga këto para përfitojnë disa shtete njëkohësisht duke synuar rritjen e bashkëpunimit rajonal. Për Shqipërinë, ato përfaqësojnë një hap drejt modernizimit të sektorit energjetik.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x