Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin social Facebook pamje nga ecuria e punimeve për rikonstruksionin e shkollës “Kolë Idromeno” në Shkodër.
Në mesazhin e tij, Rama thekson se projekti synon krijimin e kushteve moderne për mbi 400 gjimnazistë, të cilët do të zhvillojnë mësimin në ambiente bashkëkohore, të pajisura me laboratorë dhe terrene sportive sipas standardeve europiane.
“MIRËMËNGJES dhe me punën për rilindjen e shkollës “Kolë Idromeno” në Shkodër, ku mbi 400 gjimnazistë do të zhvillojnë mësimin në ambiente moderne, laboratorë e terrene sportive sipas standardeve europiane, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- “I dobët ndaj krimeve dhe i tmerrshëm në politikat e jashtme”/ Trump sulmon ashpër Papën: Nuk më duhet një si ky që… - 13/04/2026
- Theu rekordin e Eto’o dhe hyri në historinë e Mallorcës, ja si e nderoi klubi spanjoll yllin e Kosovës - 13/04/2026
- Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit - 13/04/2026