Iranit dhe Shteteve të Bashkuara i është dorëzuar një plan për fundin e konfliktit dhe për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, e pohuar kjo nga agjencia e njohur e lajmeve Reuters, e cila citon burime të besueshme që kanë njohuri mbi draftin.
Sipas burimeve në fjalë, marrëveshja-kornizë “është hartuar nga Pakistani. Palës iraniane dhe asaj amerikane, dokumenti i është dërguar gjatë natës. Plani parashikon një qasje në dy faza, duke nisur me një armëpushim të menjëhershëm, i ndjekur nga një marrëveshje globale.”
E ashtëquajtura “Marrëveshja e Islamabadit,” parashikon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit “brenda 15–20 ditëve,” ndërsa bisedimet përfundimtare do të duhet të zhvillohen fizikisht në kryeqytetin pakistanez. Irani ende nuk ka reaguar mbi propozimin që thuhet se përpos Pakistanit, mbështetet edhe nga Kina.
Përpjekja e fundit diplomatike vjen në një kohë kur armiqësitë po rriten, duke ngjallur shqetësime për ndërprerjen e transportit nëpër Ngushticën e Hormuzit, një arterie kritike për furnizimin global me naftë.
Presidenti amerikan Donald Trump kohët e fundit ka bërë presion publik për një përfundim të shpejtë të konfliktit, duke paralajmëruar për pasoja nëse nuk arrihet një armëpushim brenda një periudhe të shkurtër. Konflikti ka rritur pasigurinë në tregjet e energjisë, me investitorët që ndjekin me vëmendje çdo zhvillim që mund të ndikojë në rrjedhjen e naftës përmes Hormuzit.
Zyrtarët iranianë i kanë thënë më parë Reuters se Teherani po kërkon një armëpushim të përhershëm, me garanci që nuk do të sulmohet më nga SHBA-ja dhe Izraeli. Ata thanë se Irani ka marrë mesazhe nga ndërmjetësues të ndryshëm, përfshirë Pakistanin, Turqinë dhe Egjiptin.
- Champions League në sprintin final; çerekfinale spektakolare me Real Madrid-Bayern dhe PSG-Liverpool - 06/04/2026
- Kosova pa President, Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi ende emra konkretë - 06/04/2026
- Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet të thyejnë rekordin e mbajtur prej 56 vitesh nga Apollo 13 - 06/04/2026