12.5 C
Tirana
06 / 04 / 2026

Tjetër humbje për Iranin, eliminohet shefi i inteligjencës së Gardës Revolucionare, Teherani akuzon SHBA dhe Izraelin për sulmin

Garda Revolucionare Islame njoftoi se shefi i saj i inteligjencës, Majid Khademi, u vra gjatë një sulmi këtë mëngjes, duke akuzuar drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli për përgjegjësi.

https://d87c723991282307c6f5c6e22b8950a1.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-45/html/container.html

Nga ana tjetër, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit deklaruan se po verifikojnë raportimet.

Khademi kishte marrë detyrën pas vrasjes së paraardhësit të tij, Mohammad Kazemi, i cili u eliminua gjatë përplasjes 12-ditore mes Iranit dhe Izraelit në qershor 2025.

Më herët, Khademi kishte akuzuar presidentin amerikan Donald Trump për nxitje të destabilitetit në Iran, duke pretenduar për përfshirje të shërbimeve të huaja të inteligjencës në protestat e dhunshme në vend.

Zhvillimi i fundit pritet të rrisë më tej tensionet në rajon.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x