Politikani italian Italo Bocchino ka komentuar raportin mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni, duke e cilësuar atë si një marrëdhënie të veçantë mes dy vendeve.
I ftuar në emisionin “Ditari i Pasdites” nga Pandi Gjata, Bocchino u shpreh se raporti mes dy liderëve nuk duhet parë përmes ndarjeve politike mes të majtës dhe të djathtës.
Sipas tij, kjo marrëdhënie i ngjan asaj të një motre dhe vëllai, duke reflektuar lidhjen e fortë historike dhe njerëzore mes Shqipëria dhe Italia.
“Raporti mes Melonit dhe Ramës nuk mund të gjykohet me etiketa të së majtës apo të së djathtës. Është si raporti i një vëllai dhe motre, pra Shqipëri–Itali,” u shpreh ai.
Bocchino kujtoi gjithashtu momentet e viteve ’90, kur shumë shqiptarë emigruan drejt Italisë pas rënies së regjimit komunist.
“Unë isha fëmijë kur erdhën shqiptarët e parë në Itali. Ne hapëm shtëpitë tona për ta,” tha ai, duke theksuar solidaritetin e treguar nga italianët në atë periudhë.
- FËMIJËT E SHKOLLAVE TË PERIFERISË SË TIRANËS SHIJOJNË SHFAQJET TEATRORE TË TEATRIT SHËTITËS “ÇAJUPI” - 29/04/2026
- Nis seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës, opozita refuzon pjesëmarrjen: Spektakël politik! - 27/04/2026
- “Nuk mund të bësh drama”, Rama i përgjigjet Spiropalit: Ose me ne ose kundra nesh! - 27/04/2026