11.5 C
Tirana
12 / 03 / 2026

Kuvendi rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për Ballukun! PD bllokon foltoren, por seanca mbyllet

Kuvendi ka votuar sot kundër heqjes së imunitetit të deputetes Belinda Balluku, duke rrëzuar kërkesën e Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për arrestimin e saj. Me 47 vota pro dhe 82 kundër, kërkesa për heqjen e imunitetit dhe autorizimi për arrestim nuk u miratua.

Vendimi shkaktoi ovacione nga radhët e opozitës, ku deputetët u ngritën dhe filluan të përplasnin tavolinat duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës.

Deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit, me pankarta në duar kundër vendimit të Kuvendit për mosmiratimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut.

Në këto kushte kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, bëri thirrje që të gjitha projektligjet në rendin e ditës të kalonin për votim pa u diskutuar. Si rezultat, projektligjet u miratuan vetëm me votat e mazhorancës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x