Nga Ylli Manjani
Deklarimi i Sali Berishës “hodhëm molotov tek vila 31 (e Enverit) se e dinim që aty është Edi Rama”, tregon dy gjëra themelore:
1. Ai ka dijeni dhe kontroll të plotë mbi çdo episod dhune që zhvillohet përgjatë protesës së thirrur prej Tij. Pas këtij deklarimi, Berisha nuk mund të thotë dot me se nuk e si se ç’bëjnë protestuesit (lojë e vjetër kjo për t’iu fshehur përgjegjësisë), sepse ata janë nën komandën e drejtimin e Tij. E pranon vetë 100% këtë gjë.
2. Kërkon të eleminojë fizikisht Kryeministrin e vendit dhe kundërshtarin e Tij politik, me djegie për së gjalli.
Sigurisht, ky është standardi më i ulët i mundshëm i të bërit politikë. Kur të shkom në mend të vrasësh kundërshtarin, quhesh vrasës jo më politikan.
Aq më tepër kur kryen veprime konkrete për këtë gjë….
Nesje, se fjala (as ajo e doktorit) mort nuk bën, por sjellja e ka një emër. Dhe ky emër nuk ngjan si veprimtari politike me thënë të drejtën.
- Portreti i Mozartit nga Barbara Krafft, referuar përshkrimeve të Maria Anna, motrës së gjeniut të muzikës - 20/10/2026
- Kufiri i brishtë mes të mires dhe të keqes, sipas Gustav Jung - 20/10/2026
- Christiane Amanpour largohet nga CNN/ Gazetarja dhe prezantuesja e njohur ikën pas 43 vitesh: “Jini gjithmonë të vërtetë, jo neutralë”. - 20/10/2026