Mjeku i njohur Tritan Kalo, ka bërë thirrje për një opozitë të mirëbashkuar dhe orientuar për rolin e saj për të shpëtuar vendin.
Nisur nga zhvillimet e fundit në vend, mjeku, i cili tashmë është në pension dhe larg Shqipërisë, vijon të mos i kursejë këshillat për shqiptarët. Ai shkruan:
“Vendit urgjentisht i duhet një opozitë e mirëbashkuar, e mirëorientuar dhe e plotëpërgjegjëshme për ROLIN e saj, që të vej në shinat e zhvillimeve reale demokratike “trenin e vidhisur” të demokracisë në Shqipërisë e këndej Drinit.”
Një qytetar, i drejtohet duke theksuar se populli opozitar në Shqipëri është gati, por se i mungon një drejtues, duke propozuar emrin e vet doktor Kalos.
“I nderuar Prof. Dr. Tritan Kalo, vendit i duheni ju si drejtues për opozitën, se popullin opozitar Shqipëria e ka dhe është gati”, shkruan ai.
Nga ana e tij Kalo I është përgjigjur “Ju faleminderit për konsideratën, por Doktorët e treguan dhe po e tregojnë veten se ata NUK janë të mirë-përgatitur për politikën e madhe. Unë kontribuoj me aq sa mundem edhe tash në pension, sepse më dhimbset toka ku më ka lerë koka”, përgjigjet mjeku Tritan Kalo.
- Portreti i Mozartit nga Barbara Krafft, referuar përshkrimeve të Maria Anna, motrës së gjeniut të muzikës - 20/10/2026
- Kufiri i brishtë mes të mires dhe të keqes, sipas Gustav Jung - 20/10/2026
- Christiane Amanpour largohet nga CNN/ Gazetarja dhe prezantuesja e njohur ikën pas 43 vitesh: “Jini gjithmonë të vërtetë, jo neutralë”. - 20/10/2026