Analisti Roland Bejko komentoi në “Newsroom” në ABC News protestën e dhunshme të opozitës të mbajtur një ditë më parë, ku u hodhën molotovë edhe ndaj Vilës së Enver Hoxhës.
Gjatë intervistës, Bejko u shpreh se protesta është një formë për të shprehur pakënaqësi, por shtoi se kjo mënyrë protestë nuk i përket demokracisë.
“Berishës i interesonte kjo situatë sepse ishte një protestë e dobët dhe ai synonte të ‘linte një gjurmë’. Për Europën është e papranueshme djegia e institucioneve nga protestuesit”, ka thënë Bejko.
Në analizën e tij, Bejko nënvizoi se për Europën është e papranueshme djegia e institucioneve nga protestuesit.
“Berisha në atë shtëpi ka kujtime, sepse gjatë kohës kur ishte mjek ishte mik me një nga djemtë e Enver Hoxhës dhe kishte dëshirë të futej në rrethin e parë të mjekëve që kuronin Diktatorin, pra Berisha ka kujtime me atë shtëpi dhe është njeriu i gabuar për të na thënë që ajo shtëpi meriton të digjet. Mund ta thotë një njeri që ka përjetuar përndjekjen e regjimit”, tha ai.
Për protesta të dhunshme, pati reagime nga ambasada franceze, nga delegacioni i BE në Tiranë si edhe nga ambasada gjermane në Tiranë, të cilën u shprehën të shqetësuar për aktet e dhunës dhe rrezikun ndaj qytetarëve.
Lidhur me këto reagime, Bejko tha se ‘për ndërkombëtarët Sali Berisha është një kapitull i mbyllur”./abcnews.al/
- Ilir Beqaj letër drejtuar Xhafajt, Manjës dhe Gogut: U shkel ligji në ndryshimin e akuzës sime, nuk mora asnjë njoftim - 24/04/2026
- “Viti 2030, objektiv i arritshëm”, Leka: Shqipëria drejt fundit të rrugëtimit për në BE, të gjithë po e vlerësojnë! - 24/04/2026
- Kafshët e Fermës dhe kafazi i gjykatës - 24/04/2026