Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi u pyet nga gazetarët për arsyet përse u sulmua me molotovë nga protestuesit ish-vila e diktatorit Enver Hoxha.
Bardhi tha se godina shërben si vilë ku Rama mbyll pazaret e tij me krimin dhe pazaret e tij korruptive, si dhe është simbol i diktaturës.
“Së pari ajo shërben si një vilë ku Edi Rama mbyll pazaret e tij me krimin dhe pazaret e tij korruptive. Është padiskutim një simbol i diktaturës dhe sigurisht revolta e qytetarëve, kur shikojnë nuanca të atij regjimi të përsëriten 35 vite pas rënies së atij regjimi, është gjeja më normale të ketë revoltë. E rëndësishme është që s’ka asnjë person të lënduar, përveç protestuesit. Ata janë sulmuar në mënyrë të paprecedentë nga policia me gaz dhe ujëhedhës”, u shpreh Bardhi për mediat.
- Dita e 84-t e protestës/ Marshimi nis me tension, një pjesë e protestuesve nuk e ndjekin. Tubuesja: Nuk u lejova as të shprehja mbështetjen për këtë lëvizje - 22/08/2026
- Ditëlindja e Madonna në Korfuz “përplas” politikën greke/ Sulmi i deputetes: Nuk jemi plantacion. Ministri: Na solli reklamë miliona euroshe - 22/08/2026
- Arjani dhe arnat-at e rrjetit - 22/08/2026