Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është shprehur se mund të përfundojë konfliktin me Iranin brenda dy apo tre ditësh.
“Mund ta zgjas operacionin dhe të marr kontroll të plotë, ose ta mbyll brenda 2–3 ditësh. Iranit do t’i nevojiten disa vite për t’u rikuperuar nga goditjet e SHBA-së dhe Izraelit“, tha ai, raporton Sky News.
Trump shprehet se iranianët iu afruan një marrëveshjeje përpara se të tërhiqeshin nga bisedimet, duke iu referuar negociatave bërthamore që po zhvilloheshin në Gjenevë, teksa shtoi se “nga kjo e kuptova se ata në të vërtetë nuk duan një marrëveshje”.
Sulmet ajrore të SHBA-ve dhe Izraelit në Iran kanë lënë 201 të vdekur dhe 747 të plagosur, sipas Gjysmëhënës së Kuqe.
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian dënoi atë që e quajti një “sulm frikacak”, duke shtuar se ai “kishte shkaktuar dhimbje të thellë në zemrat e kombit iranian dhe të të gjithë njerëzve të lirë të botës”.
“Ky akt brutal është një tjetër faqe e errët në regjistrin e krimeve të panumërta nga agresorët kundër kësaj toke dhe nuk do të fshihet kurrë nga kujtesa historike e kombit tonë”, shtoi Pezeshkian.
Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar sot, më 28 shkurt, pasi Izraeli ka ndërmarrë një sulm që e cilësoi “parandalues” ndaj Iranit, duke synuar neutralizimin e kërcënimeve të menjëhershme kundër sigurisë së vendit.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi shpalljen e “gjendjes së jashtëzakonshme të emergjencës” në të gjithë territorin e Izraelit.
Aludohet se lideri iranian Ali Khamenei mund të jetë vrarë, megjithatë kjo nuk është e konfirmuar zyrtarisht.
- Sot urdhëroi sulmin me molotovë, FOTO kur Berisha qëndronte pranë oxhakut të vilës me Nexhmijen dhe fëmijët e Enver Hoxhës - 28/02/2026
- Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam - 28/02/2026
- Protestuesit e PD i vunë zjarrin vilës së ish-diktatorit Hoxha, ministri Gonxhe: 12 artistë ndodheshin sot aty, ky është një agresion i hapur - 28/02/2026