Ish-presidenti i SHBA-së, John Biden është parë duke fluturuar në një avion si një pasagjer normal ndërsa nuk ka kaluar pa u vërejtur nga personat që po udhëtonin me të. Biden shihet në gjendje të mirë shëndetësore, pavarësisht thashethemeve për shëndetin e tij, pasi thuhet se është diagnostikuar me kancer në prostatë.
Në një video që është bërë publike, presidenti i 46-të i SHBA-së shihet i ulur në një vend pranë dritares në klasin biznes, ndërsa pasagjerët që kalojnë aty pranë e përshëndesin me disa fjalë.
Një burrë e e përshëndet me një shtrëngim duarsh, duke i thënë “faleminderit”. Pastaj një grua që ecën në korridor ndalet, e përshëndet dhe i thotë, ndër të tjera, se mijëra fëmijë po vdesin në Gaza, me Bidenin që përgjigjet që e di.
Pak më vonë, një asistente fluturimi e merr pasagjeren për dore, duke i kërkuar me mirësjellje të shkojë në vendin e saj. Biden po udhëtonte për në kryeqytetin e shtetit të Karolinës së Jugut, Kolumbia, për të marrë pjesë në një aktivitet në nder të tij.
- Kryeministri Rama nis takimet në Miçigan. Bizneset vlerësojnë hapjen e dyerve për investime në energji dhe turizëm - 20/09/2026
- Gold AG: Mu mor fryma, gati pësova infarkt kur u dënua UÇK! Hajnat tanë i kanë spiunuar - 20/09/2026
- Trump përgatit sanksione të forta ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale, WSJ: Mund të ndalohen transaksionet në dollarë - 20/09/2026