Inspektori i Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, ishte i pranishëm në analizën vjetore të Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, ku u vlerësua puna dhe angazhimi i kësaj strukture në një sektor me rëndësi të veçantë për ekonominë dhe sigurinë publike.
Gjatë fjalës së tij, Inspektori i Përgjithshëm shprehu konsideratën e lartë për përkushtimin dhe profesionalizmin e trupës inspektuese, duke theksuar rolin e saj kyç në parandalimin e aksidenteve dhe avarive në aktivitetin minerar. Ai nënvizoi se, pavarësisht sfidave të shumta me të cilat përballet sektori – miniera me histori të gjatë operimi, teknologji të amortizuara, si dhe mungesë të specialistëve të rinj për shkak të interesit të ulët të brezave të rinj për këtë fushë – është realizuar një punë e konsiderueshme për garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit minerar dhe forcimin e standardeve të sigurisë në punë.

Në fjalën e tij ai theksoi gjithashtu se specifika e këtij sektori bën që performanca shpesh të matet përmes numrit të aksidenteve dhe avarive të ndodhura, duke qenë se funksioni thelbësor i institucionit është parandalimi dhe jo sanksionimi. Në këtë kuadër, u theksua se jeta dhe shëndeti i çdo punëtori përbëjnë vlerën më të çmuar dhe prioritetin absolut të çdo ndërhyrjeje institucionale.
Në përmbyllje, u garantua se Inspektorati i Përgjithshëm do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të mbështetur këtë autoritet në aspektin teknik dhe metodologjik, përmes ofrimit të asistencës së specializuar dhe mbështetjes teknologjike, me qëllim rritjen e mëtejshme të eficiencës dhe efektivitetit në ushtrimin e funksioneve të tij.

- Sulm ndaj Iranit? SHBA-të thirrje amerikanëve të largohen nga Izraeli - 27/02/2026
- “Fit for the Future with AI”: Vodafone Albania organizon forumin kombëtar mbi qeverisjen, inovacionin dhe transformimin e udhëhequr nga AI - 27/02/2026
- “Kur fjala behet jetë”- Rrëfimi frymëzues i Isida Dervishhasanit - 27/02/2026