Në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian, eurodeputeti Fredi Beleri tha se Shqipëria ka një krizë domethënëse institucionale midis ekzekutivit dhe gjyqësorit për shkak të korrupsionit, ndërsa shtoi se 2/3 e vendit nuk furnizohet me ujë 24 orë.
Gjithashtu, Beleri deklaroi se autoritetet shqiptare kanë treguar parregullsi me fondet e BE, si rasti OLAF.
“Në Shqipëri ka një krizë domethënëse institucionale midis ekzekutivit dhe gjyqësorit për shkak të korrupsionit. 2/3 e vendit nuk furnizohet me ujë 24 orë. Kemi parë parregullsi me fondet e BE. Rasti OLAF një ndër to.
Dua të shoh progres dhe Shqipërinë në BE. Nëse ky raport përpiqet thjesht ta prekë, përkundër paraqitjes së realitetit siç është, nuk do të kontribuojë në reformat e nevojshme. Do mbështes amendamentet që do të paraqesin kolegët”,– tha Beleri gjatë prezantimit të draft-raportit për progresin e Shqipërisë në rrugën e integrimit.
- Fotolajm/ Vizita në Romë, Kryeministri Edi Rama ndan pamje nga takimi me Giorgia Melonin - 16/04/2026
- Takimi me Melonin, Rama: Asnjë qeveri italiane s’ka bërë kaq shumë për Shqipërinë - 16/04/2026
- Italia rikonfirmon partneritetin me Shqipërinë, Meloni pas takimit me Ramën: Forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve - 16/04/2026