“Jam djali i dytë i mbretëreshës, nuk mund të ma bëni këtë”, thuhet se bërtiste ish Princi Andrew, në momentin kur po i komunikohej “dëbimi” nga rezidenca Royal Lodge, përpara arrestimit të tij, pas zbulimeve tronditëse mbi marrëdhëniet me pedofilin e dënuar Jeffrey Epstein.
Ai u detyrua të largohej nga vila me 30 dhoma në Windsor, ku për dekada kishte paguar një “qira simbolike”, në fillim të shkurtit, raportoi Daily Mail.
Sipas raportimeve, Mbreti Charles III ishte veçanërisht i shqetësuar për zbulimet që dilnin në dritë lidhur me lidhjet e të vëllait me Epstein. Megjithatë, Andrew nuk dëshironte të linte rezidencën mbretërore për t’u zhvendosur në Wood Farm, në pronën Sandringham Estate në Norfolk, ku banon aktualisht.
Pak ditë më herët, ai ishte fotografuar duke përshëndetur i buzëqeshur qytetarët teksa kalëronte. Sipas mediave britanike, kjo pamje rezultoi të ishte “pika që mbushi kupën” për oborrtarët, të cilët kërkonin largimin e tij nga Royal Lodge.
Duke folur për largimin e Andrew, një burim i brendshëm deklaroi për The Sun: “Ai refuzoi të largohej ose të merrte çfarëdo përgjegjësie. Kur iu kërkua të ikte, u tregua aq arrogant sa përsëriste me zë të lartë: ‘Por unë jam djali i dytë i mbretëreshës, nuk mund të ma bëni këtë’. Është e pabesueshme që përdorte emrin e mbretëreshës për të mbrojtur veten. Askush nuk është i sigurt nëse e ka kuptuar në çfarë situate të rëndë ndodhet”.
Andrew njihej si djali i preferuar i mbretëreshës së ndjerë Queen Elizabeth II. Një burim tjetër shtoi se ish-princi i turpëruar e bëri të qartë se “nuk donte të largohej” nga prona që ndante me ish-bashkëshorten e tij, Sarah Ferguson.
- Shtyhet gjyqi, Monika Kryemadhi: Ngritën akuzë me tre mesazhe të miat, do kërkoj të dëshmojë edhe Rama - 27/04/2026
- Prej 18 muajsh në paraburgim, shikoni si ka ndryshuar ish-Presidenti Ilir Meta - 27/04/2026
- Raporti i SPAK gjatë 2025, Braho në KLP, flet për korrupsionin: 6 procedime për zyrtarë të lartë. Janë bllokuar mbi 24 mln euro - 27/04/2026