Militantët e PD, pas hedhjes së molotovëve drejt godinës së Kryeministrisë, po shkojnë drejt ambienteve të Kuvendit. Ky skenar është parë edhe në protestat e mëparshme.
Pa mbaruar fjalën, militantët e Berishës filluan të lëshonin fishekzjarrët dhe të hidhnin molotovët drejt kryeministrisë. Berisha nuk priti më të tundte flamurin në podium, por zbriti menjëherë dhe vendosi vendosi masën kundërgaz ashtu si dhe deputetët e tjerë të PD.
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e mbajtur në protestë, ka krahasuar kryeministrin Edi Rama me diktatorin e Shqipërisë Enver Hoxha.
“Satani i shqiptarëve e Enver Hoxha, siç dihet vdiq në vitin 1985 por e vërteta është se ai diktatura e tij, vazhduan, sundimi në fuqiplotë gjer në ditën që ne shembëm shtatoren e tij kultin makabër të Enver Hoxhës që kishte pushtuar shpirtrat e shqiptarëve. Njëlloj si sot, Rama është një kufomë politike, kalbësirë politike i damkosur, i diskredituar, i tmerruar. Njësoj si shtatorja e Enver Hoxhës, do të mbetet në atë zyrë për sa kohë nuk do ta tërheqim prej saj siç tërhoqëm Hoxhën 35 vite më parë. Diktatura hoxhiste ishte një diktaturë e pashembull në Evropë. Ajo përveç lojës së luftës së klasave me të cilën ekzekutoi mijëra e mijëra shqiptarë për liri, dinjitet, për besimin tek zoti tek shqiptaria, internoi e persekutoi me qindra mijëra. Përdori tiraninë e mjerimin, izolimin indoktrinimin ekstrem. Sot regjimi i Edi Ramës përsëri ngrihet mbi 3 shtylla turpi, të cilat rrënojnë çdo ditë qenien tonë. Nga Enver Hoxha me varfërinë, mjerimin e urinë kronike, i bëri shqiptarët një popull fantazmë, Rama me politikat e tij, vjedhje e farsën elektorale, me krimin dhe ligjin mburojë, po e shndërron Shqipërinë në dheun e joshqiptarëve, po shkreton kombin dhe vendin. Ngjashmëritë janë tmerrësisht të hidhura. E vërteta është se kurrë ky komb nuk është vjedhur si sot nga qeveritarët e Ramës. Miliarda euro porti i Durrësit në të cilën ai e ndërton Dubain e 1001 netëve të tij. Nëse Enver Hoxha përdori kundër shqiptarëve policinë e Sigurimit të Shtetit, Rama përdor falangat e krimit. Dhe prapra diellit të shkojnë, do t’i gjejmë dhe do t’i ndëshkojmë me forcën e ligjit. Shqipëria e lirë, do shpallë vjedhjen e qytetarë krim të rëndë”, tha Berisha.
- Pasi bombarduan Kryeministrinë me molotov, protestuesit i drejtohen sallës së Kuvendit - 20/02/2026
- Protestuesit nuk presin të mbarojë fjalimi i Berishës, sulmojnë Kryeministrinë me molotovë - 20/02/2026
- “E rëndësishme të mos preket Reforma në Drejtësi”, Gonzato flet për nismën e PS kundër pezullimit të ministrave - 18/02/2026