11.5 C
Tirana
20 / 02 / 2026

Protestuesit nuk presin të mbarojë fjalimi i Berishës, sulmojnë Kryeministrinë me molotovë

Partia Demokratike zhvillon protestën e radhës para Kryeministrisë, me të njëjtin skenar. Gajtë fjalimit të Berishës një grusht militantësh hodhën breshëri molotovësh në drejtim të Kryeministrisë. Ndryshe nga herët e tjera, Policia e Shtetit nuk e aprovoi zhvillimin e protestës për shkak të akteve të dhunës, por efektivët ishin në terren për të garantuar sigurinë.

Tubimi nisi gati me 45 minuta vonesë. Krah Flamur Nokës dhe Luçiano Boçit, Sali Berisha iu bashkua militantëve në bulevard rreth orës 18:45. Në momentin që Sali Berisha mbërriti në shesh, Report Tv solli pamjet me dron, ku dukej qartë numri i ulët i protestuesve. Pas Berishës, ishte edhe grupi i zjarrit, që kësaj here i ishte bashkuar edhe deputeti, ish-gjyqtari sheik Gjin Gjoni. Kësaj radhe grupi i molotovëve nuk ishte fshehur pas pankartave, por në mes të çadrave, ndonëse nuk binte shi, dhe sulmuan me breshëri molotovësh kryeministrinë. 

Ndërsa opozita protestonte poshtë kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës, ku i fundit ende nuk ka mbërriti në Shqipëri, pas vizitës në SHBA ku mori pjesë edhe në takimin e Bordit të Paqes krah Donald Trump.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x