12.5 C
Tirana
18 / 02 / 2026

“Kjo prokurori kërkon t’i zërë diellin Kosovës me një stuhi të zezë”/ Thaçi: E dhimbshme që hedh poshtë dëshmitë e zyrtarëve të NATO-s

Në Hagë po mbahet seanca përmbyllëse e ish-liderëve të UÇK-së.

Hashim Thaçi u ndal edhe te dënimi që prokuroria e Hagës kërkoi për ta, duke thënë se po hedh poshtë të gjitha dëshmitë e zyrtarëve të lartë të NATO-s e SHBA-së.

“Kjo prokurori në vend që t’i heqë renë e zezë Kosovës, kërkon që t’i zërë diellin me një stuhi të zezë. Shumë nga akuzat i kam dëgjuar edhe në fushatat zgjedhore në Kosovë. Është e dhimbshme që kjo prokurori kërkon t’i hedhë poshtë dëshmitë e zyrtarëve të NATO-s, SHBA-së, Britanisë, të atyre që ishin gjithë kohës me ne në terren”, tha Thaçi.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x