12.5 C
Tirana
18 / 02 / 2026

“Rrezikova jetën jo për kontroll, por për liri”, Thaçi: Isha në kontakt të vazhdueshëm me SHBA

Në Hagë po mbahet seanca për ish-krerët e UÇK-së, të cilët në këtë proces do të bëjnë mbrojtjen e tyre.

Unë nuk u ktheva për ta rrezikuar jetën time për kontroll dhe pushtet. U ktheva në atdhe për ta rrezikuar jetën ime për liri dhe paqe”, u shpreh Hashim Thaçi gjatë fjalës së tij në Hagë.

“Duke i parë masakrat në popullin tim, unë, si edhe shumë të tjerë, nuk mund të qëndroja indiferent”, tha ai.

Thaçi tha se në pranverën e vitit 1998 u kthye në Kosovë sepse tha se nuk mund të qëndronte anash kur familja dhe populli po përballej me shfarosje.

Ai tha se ishte “në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarë të administratës amerikane”, ndërsa shtoi “Luftën mund ta përfundonte vetëm NATO, dhe ashtu ndodhi. Po të mos ishte intervenimi i NATO-s, liri të Kosovës nuk do të kishte. Nuk do të kishte as pavarësi të Kosovës. Prandaj pavarësia nuk ishte instrument për të marrë pushtet”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x