Ambasadori i Delegacionit të BE në Shqipëri Silvio Gonzato u pyet nga gazetarja e A2CNN Fjorela Beleshi për nismën ligjore të PS për ndalimin e pezullimit të ministrave. Gonzato theksoi rëndësinë e mosprekjes së Reformës në Drejtësi, të miratuar në vitin 2016.
“Ne i ndjekim nga afër të gjitha nismat e qeverisë që lidhen me shtetin ligjor, që të mos prekin reformën e drejtësisë të vitit 2016-të, nisma të tilla. Sa i takon ndikimit që kanë në këtë rast nuk do kisha një koment”, tha Gonzato.
Kryetari i Komisionit për Çështjet e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, nuk e komentoi këtë çështje, por u shpreh se është në një linjë me ambasadorin Gonzato.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- TIA dhe Vodafone sjellin teknologjinë Airbus në Tiranë - 25/05/2026
- Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit - 23/05/2026
- TEATRI ËSHTË VENDI KU XHVISHEM NGA VETJA IME, LË JETËN TIME MËNJANË DHE JETOJ NJË TJETËR BOTË… - 17/05/2026