10.5 C
Tirana
11 / 02 / 2026

Programet master në Universitetin e Korçës/ Rreth 380 studentë të regjistruar për këtë vit akademik

Rreth 380 studentë janë regjistruar në programet e studimit të ciklit të dytë në Universitetin “Fan Stiljan Noli” në Korçë për këtë vit të ri akademik.

Zëvendës rektori për mësimdhënien, marrëdhënien me studentin dhe aktivitetet Artur Adili, thotë se më të kërkuarat kanë qënë programet master profesional 2 vjeçar në mësuesi, ndërkohë që në total ka një rritje me gati 7.5 deri në 8% të studentëve të regjistruar në programet master krahasuar me vitin e kaluar.

Gjithashtu sipas Adilit, krahasuar me vitin e kaluar ka një rritje të numrit të studentëve të regjistruar për këtë vit akademik. Me mbylljen e raundit të tretë e të katërt pritet që numri i studentëve të regjistruar në universitetin e Korçës të shkojë mbi 1000.

Universiteti i Korçës ofron 23 programe studimi të ciklit të dytë mes të cilave 20 mastera profesionalë, 8 programe dy vjeçare në mësuesi dhe 12 programe një vjeçare, si dhe 3 mastera shkencorë.

Procesi mësimor për vitet e para në programet master pritet të fillojë pas dy javësh.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x