Historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në intervistë me Mirela Milorin, ka folur për historinë e liderëve të Shqipërisë. Ai është ndalur te disa figura kryesore, ku ka dhënë një opinion për secilin prej tyre.
Për Skënderbeun, një luftëtar dhe një politikan i jashtëzakonshëm. Për Enver Hoxhën, ky është me të mirat e me të ligat, ka qenë patriot padyshim. Sali Berisha, shqiptar dhe ky, egërsia e tij më shqetësoi që në fillim me ndjenja të forta dhe urrejtje; nuk e di si e ka dashurinë. Fatos Nano, ndjenjën e përgjegjësisë nuk e kishte. Edi Rama ishte piktor, po është i formuar dhe ka një projekt të tij. Njerëzit me projekt janë pak. Ky ka një projekt. Është pak, do i thosha, radikal do ndryshimin, por përdor metoda radikale; ai konsideron të gjithë ata që kanë jetuar në kohën e komunizmit të tejkaluar. Enver Hoxha dhe Edi Rama kanë qenë njerëz me projekt. – tha Xhufi.
- “Një ballist që…”/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Uroj po nuk shpresoj që prokuroria t’i tregojë vendin - 27/07/2026
- “I papërshtatshëm për të drejtuar futbollin”/ Reagimi i Presidentit të FIFA-s pas Kupës së Botës të mbushur me hije dhe bileta 1 milion dollarë - 27/07/2026
- Mbi 600 ushtarë amerikanë të plagosur që nga fillimi i konfliktit me Iranin, Pentagoni bën bilancin, ulet numri i të vdekurve - 27/07/2026