10.5 C
Tirana
16 / 02 / 2026

‘Kosova e burgosur’! Monumenti ‘Newborn’ në Prishtinë rrethohet me kangjella hekuri si burgu për ish-krerët e UÇK

Aktivistët e platformës “Liria ka emër”, kanë rrethuar simbolikisht monumentin “Newborn” në Prishtinë me kangjella hekuri, duke e kthyer këtë ikonë të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, në një imazh burgu, pasi për ish-krerët e UÇK-së, Prokuroria e Hagës ka kërkuar dënim me nga 45 vjet për secilin.

Në kangjellat u vendos edhe tabela me logon e Dhomave të Specializuara në Hagë, me mbishkrimin: “Kosova e burgosur”!

Aktivistja Eliza Hoxha thase ky reagim qytetar është ndaj një padrejtësie që e konsiderojnë historike dhe prek themelet e shtetit të Kosovës.

Ish-eprorët e UÇK-së, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, për të cilat të katërtit janë deklaruar të pafajshëm.

Ditën e martë, më 17 shkurt, do të mbahet një marshim qytetar në Prishtinë për të mbështetur ish-krerët e UÇK-së. Protesta do të nisë në orën 17:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë dhe priten të jenë të pranishme edhe figura të njohur të politikës.

Gjithashtu, protesta përkon me 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x