12.5 C
Tirana
30 / 01 / 2026

“Na mbyti malli nga jashtë”/ Fermeri ‘përplaset’ me Ramën. Nxehet kryeministri: Ulu aty

Gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me fermerët në Divjakë, ai u përball me kritika nga një fermer.

Fermeri i tha kryeministrit se “mallrat nga jashtë kanë zaptuar tregun vendas”. Rama iu përgjigj se kjo nuk është e vërtetë dhe se në demokraci, nuk mund të mbyllen kufitë, që të mos ketë mallra nga jashtë vendit. Kreu i qeverisë i tha se askush nuk mund ta imponojë atë përmes forcës.

Fermeri: I thamë ministrit të Financave, na mbro se po hyn mall nga jashtë. Ju duhet ta bëni monopol mallin.

Rama: Kjo nuk është e vërtetë.

Fermeri: Kryetari e di shumë mirë.

Rama: Mua njeri me forcë nuk më imponon. Me zor fjalën nuk e merr dot ti. Ulu. Ulu. Ulu, sepse ka radhë dhe edukatë. Nuk merret fjala me zor. Janë 500 vetë këtu.

Fermeri: Të njëjtin hall kanë te gjithë.

Rama: Nëse 500 veta këtu do bënin si ty, do bëhej lemeri. Ajo që the është absurde. Nuk mund ta mbyllim kufirin e produkteve në demokraci, sepse do ti. Përpara se të akuzosh, mundohu të kuptosh se çfarë thotë tjetri. Kështu si them unë.

Fermeri: E kemi nga halli, jo nga qefji. Mos e merr personale

Edi Rama: Unë po bëj politikë, s’po keqkuptohem fare. Ti kujton se politika është fjalë e keqe.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x