9.5 C
Tirana
29 / 01 / 2026

Kushtet ekstreme të motit në Ukrainë, Trump: Putini ra dakord për një armëpushim njëjavor

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se i kishte kërkuar presidentit rus, Vladimir Putin, të pezullonte sulmet ndaj qyteteve në Ukrainë për një javë.

Ai tha se e arriti këtë pas një kërkese personale që e lidhi me kushtet ekstreme të motit. Ai shtoi se disa njerëz e kishin paralajmëruar të mos tentonte telefonatën, duke i thënë se nuk do të funksiononte. “E megjithatë ai e bëri”, vuri në dukje ai.

Siç raportoi Trump, duke folur në një mbledhje të kabinetit, ai personalisht i kërkoi Putinit të mos e godiste Kievin dhe qytete të tjera “për një javë”, duke përmendur “të ftohtin jashtëzakonisht të fortë” në rajon.

“Ai pranoi ta bënte dhe ne jemi të lumtur që e bëri”, tha Trump, duke vënë në dukje se “ukrainasit ishin të lumtur me këtë zhvillim ndërsa po vuanin”.

Presidenti amerikan theksoi kushtet e vështira në terren, duke thënë: “Është aq ftohtë atje, sa nuk mund ta imagjinoni”.

Në të njëjtin kontekst, i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, deklaroi se palët e përfshira po diskutojnë çështjen e zgjidhjes territoriale, ndërsa tha se marrëveshjet në lidhje me sigurinë dhe prosperitetin janë “kryesisht të përfunduara”.

Sipas Witkoff, bisedimet pritet të vazhdojnë pas rreth një jave, duke shprehur vlerësimin se “është arritur përparim i madh” në negociata.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x