12.5 C
Tirana
28 / 01 / 2026

ARTI, KËMBËNGULJA DHE KUJTESA, E TRANSFORMUAN NDËRTESËN E TEATRIT KOMBËTAR NË NJË QYTEZË MODERNE TË GJALLË

Nga Kiço Londo

Emocionalisht, ndërtimi i një salle teatri është shumë më tepër se sa një projekt ndërtimi.
Ai përfaqëson:
shpresë dhe ringjallje artistike – një hapësirë ku teatri merr frymë dhe ku komuniteti ndihet i gjallë.
Identitet dhe kujtesë kolektive – teatri mban histori, emocione dhe zëra që kalojnë nga një brez te tjetri.
Takim njerëzor – një vend ku njerëzit qeshin, qajnë, reflektojnë dhe ndajnë përvoja të përbashkëta.
Ideja për Qytezën Teatrore u prezantua në pranverën e vitit 2004 në hollin e parë të “Sallës së Madhe” të Teatrit Kombëtar. “Është i çmendur” – thanë…
Ishim…
Asnjë person i arsyeshëm nuk do të tentonte diçka të ngjashme, prandaj ndoshta “Qyteza Teatrore” mbetet unike në botë. Por vitet kaluan dhe Qyteza nuk i rezistoj dot “kohës së kaosit”… Megjithatë ajo formoi personalitetin e saj, u përhap në breza dhe u bë në të njëjtën kohë rinore dhe pionier…Atje lartë ku ka vajtur Qyteza po arrin moshën madhore dhe po shkruan historin e saj unike në hartën kulturore të Shqipërise.
Ndërtimi dhe inagurimi i “Sallës së Vogël” të Qytezës së Teatrove dhe Institucioneve Kombëtare ,mbetet respekt për artin, publikun dhe artistët – një shtëpi dinjitoze për krijimtarinë dhe shpirtin njerëzor, shpresë për të ardhmen – një investim me ndjeshmëri, dialog dhe kulturë, jo vetëm në beton dhe mure.
Pra, emocionalisht, ndërtimi i një salle teatri është ndërtimi i një zemre artistike për shoqërinë. Shfaqja e parë në “Sallën e Vogël” ishte “Closer” e Patrick Marber e përkthyer nga Natasha Kseno, me regji nga Kiço Londo, skenografi nga Kristo Çala, kostumografi nga Durim Neziri, formulimi muzikor nga Besnik Goxhaj dhe me interpretimin e Ndriçim Xhepës, Luiza Xhuvanit, Helidon Finos dhe Luli Bitri.
Falenderoj publikun, artistët Agim Qirjaqi, Bujar Lako, Fatos Sela, Kristo Çala, Roland Trebicka,
konstruktorin ing Robert Floqi, Shpresa Joanidhin, Sulejman Ullirin, Gëzim Sulën, Besim Kurtin, Agim Ahmetin, Bashkim Jakllarin, Ndoc Malën, Qani Shirën, Selman Xibrin, si dhe miqtë Fatos Nano, Arben Malaj, Petro Koçi, Baftjar Zeqo, Besnik Deda, Mimoza Dhëmbi, Limoz Dizdari, Lekë Çukaj, Arben Goga, Luan Bregasi, Besnik Hasani, Arben Ismailaga etj, për ndihmesën me të cilën ja rikthyem Qytezës, në një cilësi të re, në ambientet e të cilës ishte ngritur një Bingo. “Salla e Vogël” mori jetë në 28 janar 2006 me rastin e 70 vjetorit të lindjes së Ismail Kadaresë dhe 55 vjetorit të lindjes së Agim Qirjaqit që mbetet artisti më i sublimuar për Teatrin Shqiptar. Sot që është 20-vjetori i “Sallës së Vogël” të Teatrit Kombëtar e cila në 2014 u pagëzua me emrin “Moliere”, kalova si përditë në pedonalen ngjitur. Gjithmonë kam qënë i bindur se Qyteza kishte shpirt. Ndalova hapin për të dëgjuar më mirë. Ndjeva të qeshura, lot, zëra, muzikë, duartrokitje…

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x