7.5 C
Tirana
23 / 01 / 2026

Kujtimi i Batonit

Nga Ermal Mulosmani

Lehtësia e përdorimit të epiteteve lartësues, për emra krejt të zakonshëm të politikës ditore, është një nga cenet më të bezdisshme të gazetarëve të Kosovës.

Unë e ndjek me vëmendje politikën atje dhe me bindje them që ka mendje racionale, njerëz të ditur e të përkushtuar që ia dedikojnë karrierën meritave të tyre shumë më shumë sesa katapultimit të Kryetarit.

Këta emra gjenden me shumicë në LDK, një Parti e vogël me një trashëgimi të madhe. Fatkeqësisht sot LDK është Parti e tretë në Kosovë me një elektorat që ëndërron 20%. Ky është fakt.

Megjithatë aty ka emra të përveçëm shumë interesantë. Oratorë të arsyeshëm e mendje të ftohta që i bëjnë nder çdo Parlamenti. Një ndër këta është Kujtim Shala. I diplomuar për gjuhë letërsi ai është përtej politikës një emër i nderuar edhe në fushën e kritikës letrare, poet, ligjërues, gjuhëtar me titull profesor. Artikulon mjaft mirë politikisht por nuk është shumë karizmatik. Është një njeri krejt normal me një karrierë profesionale për tu lavdëruar. Por vetëm kaq.

Duke e njohur shumë mirë Kujtimin, hyra dhe lexova një shkrim të z. Baton Haxhiu për të.

O Zot! Çfarë më panë sytë!

Kujtimi vishej me një vel misteri dhe pushteti që do ta bënte me turp edhe Fushenë apo Kisingerin!

Ne nuk njohim sens mase. Një figurë dytësore politike nëse duam ta mistifikojmë jemi në gjendje tia sugjerojmë edhe Francës a Anglisë për Kryeministër! Lehtësia veletitëse për të glorifikuar është një ndër të metat tona më të madhe. Ja se çfarë shkruante Batoni për zotin Shala:

“Problemi i LDK-së është Hija. Ai që nuk duket por vendos. Dhe emri i kësaj hijeje është Kujtim Shala”

(ohhhh, po vendos për një Parti që ka 150 mijë anëtarë, dyfishin e Tik Lapajt).

Sepse prej vitesh Kujtimi nuk ka dashur të ishte i pari. Por ka dashur të zgjedhë të parin.

( Sepse Kujtimi është Fusheja i LDK-së, është master of puppets)

Kështu ndodhi me Vjosa Osmanin. Kujtimi e dinte se ajo ishte karrieriste, nuk ishte lidere. Kujtimi e dinte se po e minonte LDK-në nga brenda. Por gjithsesi e projektoi.

(Kjo qenka meritë ?!!!)

Më vonë kur Isa Mustafa pothuajse në lutje i kërkoi ta merrte Partinë, Kujtimi refuzoi. Sepse Ai nuk do të jetë i pari. Ai do të jetë ai që vendosë se kush do të jetë i pari. “

“Kujtimi krijoi një lider e njëkohësisht ia shkurtoi të ardhmen.”

“Kujtimi nuk ka të drejtë ta mbajë Lumirin mw manovra proceduriale.”

“Duke ndjekur Kujtimin ata nuk po krijonin një lider të ri për LDK-në”

Kujtimi tani ka vetëm dy rrugë, ose të bëhet vetë Kryetar ose të largohet bashkë me Lumirin”

Këto janë vetëm disa fraza patetiko-veletitëse edhe nëse do të thuheshin për Donald Trump apo Putinin. Në kllapa kam vënë komentin tim.

Ne nuk kemi sens mase, na duket vetja qendra e botës. Një Parti e vogël në një vend krejt të vogël sillet si të ishte Partia Republikane e Amerikës!

Është molisës, dëshpërues, vjelljendjellës, periferik, folklorik e njëkohësisht kaq dramatik kjo lloj gazetarie!

Kisha shumë respekt për Kujtimin derisa lexova Batonin.

Ky nuk është shkrim prej gazetari. Është hartim fëmijnor naiv me një stil të stërvjetëruar dogmatik!

Artikujt më të kërkuar

1
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x