6.5 C
Tirana
21 / 01 / 2026

Depresion i thellë elektoral opozitar

Nga Eduard Zaloshnja

Para tetë muajsh, 1.463 milionë zgjedhës brenda vendit votuan në zgjedhjet parlamentare. Ndërkohë, numri i banorëve të rritur (18 vjeç e sipër) ishte atëherë rreth 1.911 milionë. Pra vetëm 23% e banorëve të rritur të vendit nuk morën pjesë në zgjedhje.

Vijmë tani tek e diela e fundit…

Nëse do të ishin zhvilluar zgjedhje parlamentare të parakohshme këtë të dielë, plot 41% e banorëve të rritur të vendit nuk do të votonin për asnjë nga partitë ekzistuese. Kështu rezultoi nga sondazhi im i fundit, i cili kishte kampion statistikisht përfaqësues të popullsisë së rritur të vendit.

Dhe cili ishte shkaku i këtij shtimi të mosvotimit nga 23% në 41%?

Meqenëse në sondazh i pyetëm të anketuarit sesi kishin votuar më 11 maj 2025, ishte e mundur të përcaktohej se cilët nga pjesëmarrësit e para tetë muajve nuk janë gati të votojnë sot asnjë nga partitë ekzistuese. Dhe rezultoi se mbi treçereku i shtimit të mosvotuesve vinte nga spektri opozitar – dmth ishin zgjedhës që kishin votuar më 11 maj për partitë e ndryshme opozitare dhe që sot nuk votojnë fare. (Ndër partitë opozitare përfshihen PD-ASHM, Lëvizja Bashkë, Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, Partia Mundësia, Partia Koalicioni Euroatlantik, Koalicioni Djathtas për Zhvillim, etj. etj.).

Me pak fjalë, aktualisht kemi një depresion të thellë elektoral opozitar…

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x